Basha: S'ka reforma pa PD-në - News, Lajme - Vizion Plus

0 просмотров 25.11.2015 00:01:36

Описание

vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Ndërsa pritet që ndryshimet në ligjin për nëpunësin civil të futen në kalendarin e punimeve të Kuvendit, kryetari i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se nëpërmjet amendimeve synon të shkatërrojë administratën duke punësuar militantet politike. Para deputeteve demokrate, në mbledhjen e përjavshme të grupit parlamentar, Basha solli në vëmendje faktin se aktet nënligjore të këtij ligji ende nuk janë miratuar duke argumentuar se shtyrja e ligjit në tetor për mungesë të tyre ishte vetëm justifikim. Basha i kujtoi mazhorancës se nga zgjedhjet e 23 qershorit mori vetëm 83 mandate dhe nuk i ka votat moralisht për të bëre e vetme reformën territorial. Sipas Bashës të gjitha këto arsye, por edhe situata ekonomike duhet të motivojnë qytetaret t'i bashkohen protestës së 20 shkurtit.

Комментарии

Теги:
Basha, reforma, News, Lajme, Vizion, Plus