70-vjetori i Fatos Kongolit - News, Lajme - Vizion Plus
Описание
vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Ai është një prej shkrimtarëve më të përkthyer shqiptar pas Ismail Kadaresë, por ndryshe nga i fundit, Fatos Kongoli konsiderohet si emblema e viteve të trazicionit. Në 70-vjetorin e tij të lindjes, shkrimtari i mbi 15 veprave, kryesisht romane, i cili e njohu suksesin pas viteve '90, ka se çfarë t'i festoje këtij përvjetori. Me humor dhe modesti ai rrëfen atë çka ndien në këtë ditëlindje të 70-të. Në vitin 1985 ai botoi romanin Ne të Tre , por padiskutim veprat e tij më të suksesshme erdhën më vonë, mes të cilave I Humburi , Kufoma , Lëkura e Qenit , Iluzione në Sirtar dhe atë që Edmond Tupja, përkthyesi i Kongolit në gjuhen frënge, e konsideron si veprën që të gjithë duhet ta lexojmë; Te Porta e Shën Pjetrit . Kongoli thotë se ka ende pengje, ende për të shkruar dhe botuar dhe se të gjitha veprave që u ka vënë firmën i do njësoj. Por, siç tradita kërkon që kur dikush fik qirinjte mbi tortë të shprehe një dëshirë, ajo e shkrimtarit njeri, nuk ka të bëjë më me letërsinë... I thashë gruas, të vazhdoj të të dua si ditën e parë .
Комментарии