Stop vjedhjes së energjisë - News, Lajme - Vizion Plus
Описание
vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Masa e parë që taksë forca e ngritur në qarkun e Tiranës për monitorimin dhe shlyerjen e detyrimeve të energjisë elektrike do të jetë pagesa e faturave të prapambetura nga institucionet shtetërore. Prefekti i qarkut në detyrën edhe si kreu i kësaj task-force shpjegoi se fillimisht do të paguhet fatura e muajit dhjetorë. Prefektura e qarkut të Tiranës ka ndërmarrë një nismë të pazakontë në këtë drejtim. Çdo punonjësi të administratës së saj do t'i kërkohet vërtetimi i pagesës mujore të faturës së energjisë elektrike. Brenda harkut kohor të 10 ditëve çdo punonjës i Prefekturës duhet të paraqesë pranë shërbimeve mbështetëse një vërtetim që nuk figuron debitor ndaj CEZ Shpërndarje. Për mospagimin e detyrimeve ligjore të energjisë do të merren masa të rrepta administrative deri në pushimin e tyre nga puna Ministri i energjetikës Damian Gjiknuri deklaroi se puna e task-forcës do të përqendrohet kryesisht tek ndërhyrja në lidhjet e paligjshme. Nga ana tjetër ministri sqaroi se nuk do të ketë asnjë lloj amnistie për faturat e papaguara të energjisë nga konsumatorët. Sipas Gjiknurit vlera e energjisë së vjedhur në rang kombëtar arrin mbi 140 milionë dollarë dhe nëse nuk merren masa për rritjen e arkëtimeve të CEZ Shpërndarje, e ardhmja energjetike e Shqipërisë do të jetë në pikëpyetje.
Комментарии