Ekspozita-protestë për devijimin e lumit Vjosë - News, Lajme - Vizion Plus

1 просмотров 24.11.2015 00:01:38

Описание

vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Ky dokument që shihni është një projekt i Ministrisë së Transportit dhe asaj të Mjedisit grek, i nënshkruar më 31 korrik 2013. Ai propozon devijimin e lumenjve në veri të Greqisë për të pasuruar ujerat e liqenit të Janinës. Mes listës, ndodhet edhe lumi Vjosa, i cili edhe pse nis rrugëtimin në veriperëndim të fqinjëve vijon rrjedhën e tij në jug të Shqipërisë. Dokumenti, i cili bëhet publik nga artisti Ilir Kaso, ka bërë që ky i fundit të realizojë në formë protestë një video-instalacion. Sipas tij edhe pse projekti nuk ka nisur të zbatohet, ai shkel konventat ndërkombëtare dhe prek jugun e Shqipërisë drejtpërdrejtë. Në mënyrë simbolike Kaso, duke e quajtur ekspozitën e tij Unë jam Lumi , apelon për demin e madh që mund t'i shkaktohet natyrës nëse projekti i ministrive greke vihet në zbatim. Në 8 minuta video, përmes rrëfimeve të banoreve nga fshatrat e Përmetit apo Tepelenës, artisti përpiqet të tregojë sesi jeta e tyre është e lidhur ndër shekuj me lumin Vjosë.

Комментарии

Теги:
Ekspozita, protestë, devijimin, lumit, Vjosë, News, Lajme, Vizion, Plus