Historia e duhanit radioaktiv - News, Lajme - Vizion Plus

6 просмотров 24.11.2015 00:02:13

Описание

vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Shqiptaret protestojnë fort këto dite për çështjen e Lendeve kimike apo armeve te tilla qe mund te vijnë ne Shqipëri nga Siria për t'u asgjësuar. Ata kane dale ne rruge dhe sheshe duke ngritur lart zërin e revoltës për te mos i lejuar këto arme te hyjnë ne vend. Megjithatë vetëm pak kilometra nga kryeqyteti luhet një tjetër drame e heshtur. Ne fshatin Fllake prej vitesh qëndrojnë te groposura paleta te mëdha me duhan radioaktiv. Sipas gazetareve qe kane hetuar këtë çështje ai ka ardhur nga Italia ne vitet e fundit te regjimit komunist dhe megjithëse te gjithë e dine situatën askush nuk ka marre asnjë mase. Banoret e rastësishëm qe takojmë e dine një ngjarje te tille por me sa duket nuk i kushtojnë asnjë rendësi apo nuk kane informacionin e duhur se çfarë është lënda apo rrezatimi radioaktiv. Edhe ambientalistet e njohin situatën madje shtojnë se kjo nuk ndodh vetëm aty por situate te tilla ka ne shume vende ne Shqipëri. Ne vitet '90 ne flake kishte vetëm një radiostacion dhe nuk banonte askush ndërsa dyndjet e pas viteve '90 bene qe edhe zona e dyshuar si e ndotur me lende radioaktive te popullohej dhe mbi te te ndërtohet. Rreziku është i vazhdueshëm dhe autoritetet nuk thonë asgjë, ndërsa banoret vijojnë jetën mes padijes dhe sëmundjes qe vjen si rrjedhoje e saj.

Комментарии

Теги:
Historia, duhanit, radioaktiv, News, Lajme, Vizion, Plus