Kontrabanda e drurit në Korçë - News, Lajme - Vizion Plus
Описание
vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Prefektura e Korçës, së bashku me ndërmarrjen e pyjeve kanë vendosur të rishikojnë lejet për shfrytëzimin e pyjeve në këtë qark. Sipas përllogaritjeve të bëra nga ekspertët, nevoja për dru zjarri dhe shërbime të tjera është të paktën 20 herë më e madhe sesa sasia e deklaruar e drurëve që priten nga firmat e ndërtimit në pyjet e zonës. Sipas prefektit Ardir Konomi, ky fenomen ka sjell lulëzimin e kontrabandës. Ndërsa administrata e re e prefekturës së Korçës po bën një plan për ti vënë fre kontrabandës në pyje, ato sot shfrytëzohen pa kriter. Si shembull për këtë, është Parku Kombëtar i Bredhit të Drenovës me një sipërfaqe prej 250 hektarësh, që pothuajse është zhdukur krejtësisht. Niko Prifti është banor nga fshati Leshnjë i komunës Vithkuq, një prej komunave më të prekura nga prerja pa kriter e pyjeve. Dikur ai ka punuar në ndërmarrjen e pyjores, dhe thotë se atëherë shfrytëzimi i pyjeve ishte më i kontrolluar. Ndërsa Parku Kombëtar i Prespës po shkatërrohet nga banorët e zonave të tjera që udhëtojnë deri atje për të prere dru ilegalisht. Sipërfaqja pyjore në qarkun e Korçës është 135.947 hektarë, ku hapësirat më të mëdha janë ah, dushk, pisha, bredh, por dhe plep e lis, sipërfaqe këto të cilat nga viti në vit janë reduktuar në maksimum.
Комментарии