Ndërtimet pa leje, 12 familjare ne ndjekje penale - News, Lajme - Vizion Plus смотреть онлайн

3 просмотров 24.11.2015 00:01:39

Описание видео

vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Tre kryefamiljarë në lagjen Partizani në Elbasan janë paditur penalisht për ndërtimin e një shtese në ballkonin e banesës së tyre. Fatmir Gjyli, njëri prej tyre, jeton vetë i pestë në një dhomë e kuzhinë. Ai thotë se ka qenë i detyruar, për të bërë këtë shtesë të paligjshme. Ky ndërtim i paligjshëm për të cilin këta banorë do të përballen me drejtësinë, është vetëm një nga 2000 ndërtime të tilla në qarkun e Elbasanit, ndërsa një numër i madh i tyre i takon Përrenjasit. Kryetari i bashkisë atje, thotë se fluksi i ndërtimeve pa leje u rrit sidomos pas ligjit te fundit që lejonte legalizimin e ndërtimeve deri në vitin 2006. Në këtë bashki ka 200 ndërtime pa leje pas këtij viti, të cilat nuk janë përfshirë në këtë proces. Kryebashkiaku i Përrenjasit thotë se institucioni që ai drejton, pavarësisht se ka strukturat e nevojshme, nuk ka prishur apo denoncuar, asnjë rast të këtyre ndërtimeve. Deri tani për 12 persona janë hapur procedime penale për ndërtime pa leje në qarkun e Elbasanit. 7 prej tyre që do ndiqen penalisht janë banorë të Përrenjasit, 3 të Elbasanit dhe dy të komunës Hotolisht të Librazhdit. Рекомендуем Ndërtimet pa leje, 12 familjare ne ndjekje penale - News, Lajme - Vizion Plus посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
ndërtimet, leje, familjare, ndjekje, penale, news, lajme, vizion, plus