Te publikohen abuzuesit e karburanteve - News, Lajme - Vizion Plus смотреть онлайн

0 просмотров 24.11.2015 00:01:59

Описание видео

vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale reagon zyrtarisht përmes një opinioni të shpërndarë për mediat ku bën me dije se drejtoria e metrologjisë duhet të bëjë publike emrat e kompanive të karburanteve që abuzojnë duke vjedhur konsumatorin. Pika 3 e nenit 31 të ligjit Për inspektimin në republikën e Shqipërisë , në të cilin parashikohet ruajtja e konfidencialitetit nga ana e inspektorëve gjatë procedimit administrativ në subjekte tregtare dhe mos nxjerrja e informacionit, komisioneri vëren se duhet bërë kujdes në evidentimin e interesit të publikut i cili në këtë rast prevalon. Ruajtja e sekretit profesional i shërben mos dëmtimit të aktivitetit tregtar nga konkurrenca e pandershme, ndërsa publikimi i emrit të subjektit tregtar i cili abuzon në dëm të konsumatorit nuk ka lidhje me ruajtjen e sekretit profesional. Publikimi i abuzuesve është një detyrim ligjor i institucioneve publike, i cili parashikohet në ligjet e tyre organike, në rastin konkret ai i drejtorisë së përgjithshme të metrologjisë, që në nenin 2 të ligjit të ndryshuar në vitin 2010 thuhet se ky ligj ka si qëllim të realizojë mbrojtjen e konsumatorëve dhe të shtetit nga rezultatet e pasakta të matjeve . Reagimi i komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale nuk është i pari. Menjëherë pas publikimit të lajmit se disa kompani karburantesh vjedhin konsumatorin duke u dhënë më pak sasi karburanti sesa paguajnë, për vision plus komisioneri reagoi dhe kërkoi të publikohen edhe emrat e këtyre kompanive. Nga ana tjetër, drejtoria e metrologjisë ende nuk ka bërë publik asnjë emër të këtyre 5 kompanive, 4 prej të cilave ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar në kryeqytet, duke theksuar se ligji e pengon të ndërmarrë një veprim të tillë. Çështja e cila tashmë është nën hetim nga prokuroria, solli edhe reagimin e ish-kryeministrit Berisha i cili tha se nëse do kishte nevojë do të bëheshin të gjithë ndërhyrjet ligjore, në mënyrë që konsumatori të njihet me abuzuesit. Рекомендуем Te publikohen abuzuesit e karburanteve - News, Lajme - Vizion Plus посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
publikohen, abuzuesit, karburanteve, news, lajme, vizion, plus