Siguria te pajisjet mjekësore - News, Lajme - Vizion Plus смотреть онлайн
Описание видео
vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Në Shqipëri nuk mund të flitet për pajisje mjekësore të sigurta. Prova më konkrete është rasti që po paraqitet, ku vetë ne provuam të bëjmë matjen e tensionit në dy farmaci të ndryshme. Siç mund të shihet dhe në pamje te farmacia e pare tensioni në aparat shënon 9.8 me 6.3. Është e njëjta orë dhe ne po shkojmë të provojmë nivelin e tensionit në një tjetër farmaci. Kësaj herë tensioni është 11.3 me 6.8. Çdo aparat mjekësor ka nevojë për kontrollin metrologjik të tij. Matja e tensionit është vetëm një prej tyre. këto matje janë të rëndësishme për jetën dhe nëse rezultati i tyre është i gabuar atëherë edhe sasia dhe lloji i medikamenteve mjekësore që do të përdorim do të jetë e gabuar. Ish-drejtori i Politikave në ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, shprehet se përveç pajisjeve të ndryshme që blejmë në farmaci në shumë raste vihet në pikëpyetje edhe siguria e aparaturave në spitalet publike. Sipas Piperos, lëvizshmëria e rezultateve që janë në aparatet matëse të mjekësisë ndryshon në shumë raste, por e rëndësishme është që parametrat të mos luhaten në vlera të mëdha. Dhe në këtë rast do të vihej në pikëpyetje shëndeti i gjithsecilit. Рекомендуем Siguria te pajisjet mjekësore - News, Lajme - Vizion Plus посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя