KiE rezolute për Shqipërinë - Vizion Plus - News - Lajme смотреть онлайн

0 просмотров 21.11.2015 00:01:23

Описание видео

Këshilli i Evropës shpreh keqardhjen për mungesën e dialogut politik te nevojshëm ndërkohë qe vëren se partitë politike dështuan ne përmbushjen e detyrimeve, për menaxhimin siç duhet te zgjedhjeve. Ky është konkluzioni i Këshilli te Evropës, i bere publik, përmes një rezolute te miratuar ne kongresin për çështjet rajonale gjate një seance te mbartur mesditën e te mërkurës ne Strasburg. Ne analizën e zgjedhjeve lokale, te hartuar nga raporteri Volkram Gebel, dhe te miratuar me 88 vota pro, vërehen disa mangësi, për organizimin e procesit zgjedhor qe duhet te riparohen ne te ardhmen. Ne apelin e Këshillit te Evropës nder te tjera thuhet: 1. I bën thirrje autoriteteve lokale dhe rajonale shqiptare të promovojnë kushtet për një dialog me të mirë politik mes tyre. 2. Konfirmon gatishmërinë e tij për të kontribuar për një plan veprimi post zgjedhor. 3. Vendos të forcojë bashkëpunimin me zyrën e OSBE-se dhe ODIHR-it në kuadër të një plani gjithëpërfshirës dhe të harmonizuar. 4. I kërkon Komitetit Monitorues të konsiderojë rezultatet e misionit vëzhgues në përgatitjen e raportit për demokracinë lokale dhe rajonale në Shqipëri, të planifikuar për vitin e ardhshëm Ne këtë dokument evidentohet nevoja për dialog politik ne mënyrë qe zgjedhjet e ardhshme te zhvillohen te drejta dhe transparente. Рекомендуем KiE rezolute për Shqipërinë - Vizion Plus - News - Lajme посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
rezolute, shqipërinë, vizion, plus, news, lajme