Viti i fundit akademik për filialin e UT në Kukës, mbyllet universiteti
8 просмотров
13.10.2015
00:01:04
Описание
KUKËS - Ky do të jetë viti i fundit akademik për filialin e Universitetit të Tiranës, në Kukës. Ministria e Arsimit konfirmon mbylljen e tij, duke mos akorduar kuota për pranimin e studentëve për të dytin vit radhazi. Ky filial do të qëndrojë hapur vetëm për 250 studentët e viteve të treta. Drejtori i filialit, Mexhit Hajdari, kërkon lobim nga instancat vendore dhe deputetët e zonës që vitin e ardhshëm ky institucion të hapet bazuar edhe në kërkesat e shumta të të rinjve. Filiali i UT në Kukës u hap për herë të parë në vitin 2007 dhe aktualisht ka tre degë, Infermieri, Administrim Biznes dhe Gjuhë e huaj.
Комментарии