Shirat e dendur, Përmbytjet në Vlorë, ¼ e qytetit prej 48 orësh pa energji elektrike- Ora News
Описание
Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Ndalimi i reshjeve ka sjellë përmirësim të lehtë të situatës së krijuar prej të dielës prej përmbytjeve në Vlorë, ndonëse shumë prej rrugëve të qytetit, vijojnë të jenë nën ujë. Të paktën ¼ e qytetit prej 48 orësh është pa energji elektrike, pasi nënstacioni i energjisë elektrike në lagjen pavarësia ka dalë jashtë funksionit, bashkë me 6 kabina të tjera në lagjen 29 nëntori dhe Lef Sallata, që gjenden nën ujë Në rrugët e qytetit, largimi i ujërave ka lënë pas baltë dhe inerte, ndërsa ka nisur qarkullimi i mjeteve. 30 fadroma e skrepa janë pozicionuar në 4 pika kyce problematike të Vlorës, iniciativë personale e deputetit të LSI shkëlqim Selami, në përpjekje për të pastruar qytetin. Për më shumë klikoni në oranews.tv/vendi/permbytjet-ne-vlore-%C2%BC-e-qytetit-prej-48-oresh-pa-energji-elektrike/
Комментарии