Rama i liron foltoren Berishës, por...

2 просмотров 08.10.2015 00:03:00

Описание

TIRANE - Një situatë komike është shënuar këtë seancë në Kuvendin e Shqipërisë, e pa ndodhur më parë. Kryeministri Edi Rama i ka liruar foltoren e Kuvendit paraardhësin e tij Berisha i cili komentonte nga vendi për skandalin e CEZ dhe e ka ftuar të dalë e të flasë nga aty. Deputeti e ka mirëpritur këtë ofertë , është ngritur në aolën e Kuvendit, ndërsa krah tij qëndroi shefi i mazhorancës. Në fakt, deputeti demokrat abuzoi me kohën saqë kryeministrit ju desh të presë gjatë në këmbë krah tij, e shpesh herë ta pyes: A mbarove? Berisha e ka përfunduar fjalimin e tij mes batutash me njëri-tjetrin, ndërsa për ta përcjellë, kryeministri Rama i ka rënë supeve. Berisha: Edi që ti i ke të lodhura nervat nuk duron dot për me tëpër këto Rama: Hë hë mbaro Ndërkohë që Berisha flet Rama komenton dhe ndjek lëvizjet e tij teksa lexon në fletë Rama: Nuk e ke në letër këtë pse i shton fjalët.

Комментарии

Теги:
Rama, liron, foltoren, Berishës