Basha: Meta të thërrasë Kuvendin, të enjten të votohet drafti për hetimin e “CEZ”

0 просмотров 28.09.2015 00:01:36

Описание

Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Kryetari i PD-së i bën thirrje kryetarit të Kuvendit Ilir Meta të thërrasë sot konferencën e kryetarëve dhe të enjten të përfshijë në rend të ditës dhe të votojë draftin që dorëzoi sot PD për hetimin ndërkombëtar të çështjes së ÇEZ I pyetur nga gazetarët pse kërkon dorëheqjen e Metës dhe jo të Ramës Basha u përgjigj: Nuk kam kërkuar dorëheqjen e Ilir Metës si kryetar i Kuvendit. Kam kërkuar dhe kërkoj dorëheqjen për akuzat që janë bërë në kohën kur ishte zv. Ministër i Jashtëm si personi që qëndron prapa kompanisë DIA dhe këto akuza si kam bërë unë por avokatët e qeverisë? Deklaratat u bënë pas takimit që kryetari I PD-së zhvilloi në selinë blu me ambasadorin amerikan. Për këtë takim Basha tha se ndërkombëtarët i kanë dhënë mbështetjen nismës së PD-së për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. ?PD nuk bën pazar dhe kompromis për dekriminalizimin. Do t?i shkojmë deri në fund luftës antikorrupsion e dekriminalizimit? tha Basha duke shtuar se me ambasadorin ishte diskutuar edhe për reformën në drejtësi. Për më shumë klikoni në oranews.tv/vendi/basha-meta-te-therrase-konferencen-e-kryetareve-te-enjten-te-votohet-drafti-per-hetimin-e-cez/

Комментарии

Теги:
Basha, Meta, thërrasë, Kuvendin, enjten, votohet, drafti, hetimin, “CEZ”