KLSH kallëzon ish-administratorin e CEZ, dëmi në buxhet 32 mln euro смотреть онлайн
Описание видео
TIRANE - Tre ish zyrtarë të kompanisë Cez Shpërndarje përfundojnë në prokurori pas kallëzimit të kontrollit të lartë shtetit i cili në një kontroll të kryer ka konkluduar se dëmi ekonomik arrin në vlerën e 32 milion eurove. Periudha e kaluar në filtrin e KLSH i përket 21 Janar 2013 deri në 30 qershor 2015, ku sipas KLSh dëmi ekonomik konsiston në blerjen me cmim më të lartë se i tregut për energjinë elektrike. Kallëzimi i KLSH shkon më tej duke bërë përgjegjës ish zyrtarët e Cez shpërndarje ku thuhet se për të mbuluar humbjet në rrejt kjo kompani ka ndjekur politikën e mbifaturimit për konsumatorët. Në ndarjen e zërave të dëmit ekonomik KLSh ka renditur dhe afro 340 mijë euro për paga e shpërblime të dhëna padrejtësisht. Për këto shkelje auditi i KLSH thotë se ERE me veprimet e mosveprimet e saj ka krijuar një situatë konfuze në sistemin energjetik, duke mos monitoruar KESH dhe Cez Shpërndarjen. Përgjegjës për këtë dëm ekonomik KLSH bënë ish administratorin e e Cez përgjatë periudhës 2014 Arben Seferi si dhe dy vartësit e tij E.Z ish drejtorin e shitjes dhe drejtorin e shërbimeve mbështetëse J.Z. Рекомендуем KLSH kallëzon ish-administratorin e CEZ, dëmi në buxhet 32 mln euro посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя