Sejko: Ndryshime ligjore për të thjeshtuar proçesin e ekzekutimit të kolateralit

1 просмотров 16.09.2015 00:08:02

Описание

Në tryezën e përbashkët të organizuar mes Bankës së Shqipërisë dhe qeverisë mbi sfidat ekonomike që ka sistemi ynë bankar dhe kreditimin Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko sugjeroi ndryshime ligjore për të thjeshtuar procesin e ekzekutimit të kolateralit nga ana e gjykatave. ?Problematika kryesore dhe një nga pengesat më të rëndësishme që kemi pasur kanë qenë pengesat me procesimin e rasteve në gjykata, vonesat që kanë ardhur nga gjykatat, në raste që do të ekzekutonin kolateralin dhe Zyrat e Përmbarimit?, tha ai. Sejko tha se pavarësisht se mbeten në shifra relativisht të lartë, kreditë e këqija nuk kanë cenuar sistemin bankar në Shqipëri. ?Ritmi i rritjes së kredive me probleme është ngadalësuar, shpenzimet vjetore të bankave kanë rënë dhe kredia e re, ajo në lek ka qenë e qëndrueshme?, tha Sejko.

Комментарии

Теги:
Sejko, Ndryshime, ligjore, thjeshtuar, proçesin, ekzekutimit, kolateralit