Rama me biznesin: Asnjë abuzues nuk do falet, gjoba dhe burg - Ora News - Lajmi i fundit
Описание
Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Në një takim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, kryeministri Edi Rama paralajmëroi edhe njëherë se askush nuk do të falet. Rama tha se përveç gjobës abuzuesit do të përballen edhe me burg. Rama: Kjo nuk është gjendje lufte mes qeverisë dhe biznesit, është gjendje lufte në organizimin e ekonomisë sonë që gërryhet prej 20 e kusur vitesh nga ky kancer që quhet informalitet dhe kjo do radikalizëm të plotë. Nuk kemi çfarë ti mbushim mendjen njëri-tjetrin pas 25 vitesh sesi funksionon ekonomia e tregut dhe dëgjova këtu që penalitetet nuk janë gjëja e duhur. Penalitetet do të jenë absolutisht më të lartat që mund të ketë imagjinuar në fantazinë e vet ai që vjedh. 5 milion lekë të vjetra do të paguajë çdo pikë fundore shërbimi, shitje me pakicë nëse kapet në kushtet e mosdhënies së kuponit tatimor. 100 milion lekë të vjetra do të paguajë çdo burim, për çdo inventar që rezulton i trukuar?. Për më shumë klikoni në oranews.tv/ekonomi/rama-me-biznesin-asnje-abuzues-nuk-do-falet-gjoba-dhe-burg/
Комментарии