A1 Report - BSH, Sejko: Aksionin kundër informalitetit sjell zhvillim ekonomik

2 просмотров 04.09.2015 00:01:51

Описание

Norma bazë e interesit do të mbetet e pandryshuar. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko në një dalje për mediet u shpreh se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur mbajtjen e normës në nivelin 2%. Guvernatori ka bërë të ditur se pritet një rritje e kreditimit në vend falë fshirjes të disa kredive dhe reformave që janë marrë deri tani. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka mbështetur aksionin e qeverisë në luftën kundër informalitetit. Sipas tij ky aksion pritet të sjellë një zhvillim ekonomik më të madh pasi do të pasqyrohen të dhënat e sakta të çdo biznesi. Sejko tha se Banka e Shqipërisë pret një rritje ekonomike në përmirësim gjatë viteve të ardhshme. Sipas tij deficiti buxhetor i shtatë muajve të parë të vitit ishte rreth 45% më i ulët se në periudhën korresponduese të vitit të shkuar.

Комментарии

Теги:
Report, Sejko, Aksionin, kundër, informalitetit, sjell, zhvillim, ekonomik