Sarandë, një grup fëmijësh gjen një bombë të Luftës së Dytë Botërore-Ora News-

2 просмотров 02.09.2015 00:00:56

Описание

Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Në detin Jon është gjetur një bombë që i përket Luftës së Dytë Botërore. Bomba ishte në brigjet e qytetit të Sarandës, pranë vendit të quajtur Limani i qytetit, dhe u pikas nga një grup fëmijësh që po freskoheshin në det. Të kuriozuar nga predha luftarake, e kanë nxjerrë në breg dhe kanë luajtur për disa çaste me të, madje edhe e kanë përplasur në tokë, por fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Personi që e gjeti bombën i tregoi atë prindërve të cilët e hodhën në det dhe menjëherë e kane njoftuar policinë. Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e komisariatit të kufirit Sarandë të cilat e kanë konstatuar bombën duke zyrtarizuar që ajo i përket luftës së dytë Botërore. Sipas Komisariatit të kufirit, tashmë i ngelet policisë së rendit për ta lëvizur bombën. Për më shumë klikoni në oranews.tv/vendi/sarande-nje-grup-femijesh-gjen-nje-bombe-te-luftes-se-dyte-boterore/

Комментарии

Теги:
Sarandë, grup, fëmijësh, gjen, bombë, Luftës, Dytë, Botërore, News