A1 Report - Droga nga ajri, A1 Report në fshatin Dusharak të Vlorës ku u nis avioni
Описание
Televizioni A1 Report ka zbarkuar në fshatin Dushkarak të Vlorës ku është nisur dy të ditë më parë avioni me 120 kilogramë Cannabis Sativa drejt Italisë ku dhe u bllokua nga policia. Janë pikërisht këto lëndina në lagjen Chelilaj të fshatit Dushkarak që shihni në fotot e siguruara nga televizioni A1 Report vendi ku mendohet se avioni është nisur drejt Italisë i ngarkuar me lëndë narkotike. Banorët e zonës refuzojnë të komentojnë para kamerave lidhur me trafikun e lëndëve narkotike me avionë që pikënisje drejt Italisë ka fshatin e tyre. Në shumicën e rasteve ata pohojnë se s?kanë asnjë dijeni për këtë lloj trafiku, ndërsa fshatin e tyre e cilësojnë një zonë të qetë që s?ka patur kurrë problem me mosrespektimin e ligjit. Një banor i zonës i cili është bari pohon se para një viti në rrugën e asfaltuar të fshatit ka parë një avion të vogël që supozohet të këtë qenë i ngarkuar me lëndë narkotike. Në fshatin Dushkarak kanë zbarkuar edhe forcat e rendit dhe grupi hetimor që vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj skeme trafiku. Në kuadër të operacionit antikanabis të koduar ?Fluturim i Lirë? i kryer nga policia Italiane në bashkëpunim me atë shqiptare u sekuestruan 120 kilogramë lëndë narkotike që kishin mbërritur në Rimini me avion nga Shqipëria. Policia vuri në pranga në kuadër të këtij operacioni 14 persona nga të cilët 6 u arrestuan në vendin tonë dhe katër në Itali.
Комментарии