A1 Report - Të rinjtë orienetohen drejt arsimit profesional të turizmit e ekonomisë

2 просмотров 22.08.2015 00:01:10

Описание

LEZHE - Arsimi i mesëm profesional është zgjedhja e duhur për ata që duan të përfitojnë shpejt një profesion të caktuar dhe të jenë të gatshëm për tregun e punës. Këto avantazhe po u prezantohen nxënësve të shkollave 9 vjeçare në Lezhë dhe prindërve të tyre, të cilët po informohen për mundësitë që krijohen duke ndjekur shkollën profesionale Kolin Gjoka . Drejtoresha e kësaj shkolle Rudina Gjoka ka bërë të ditur se promovimi i arsimit profesional shihet me përparsi për Lezhën, kjo për shkak së mundëson kapacitete për sektorin e turizmit dhe ekonomisë, sektor ku është i fokusuar edhe ky rajon. Mangësitë e dukshme në sektorin e shërbimeve turistike është fakti që prezanton nevojën për profilizimin e shpejtë të të rinjve, në mënyrë që të rritet performanca e operatorëve turistik në këtë rajon.

Комментарии

Теги:
Report, rinjtë, orienetohen, drejt, arsimit, profesional, turizmit, ekonomisë