Aksident me motorr në Shkodër, vdes 30-vjeçari, plagoset nipi 12 vjeç

6 просмотров 22.08.2015 00:01:01

Описание

Shkodër Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në segmentin rrugor Barbullush- Bushat në afërsi të fshatit Hoten, qarku Shkodër. Përplasja e motoçikletës me murin rrethues të një banese ka rezultuar fatale për një 30-vjeçar që ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa nipi i tij 12-vjeçar është plagosur rëndë. Mësohet se viktima është 30-vjeçari, Ndoj Pjetri, ndërsa i plagosur është Nik Lleshi, 12 vjeç. Menjëherë drejt spitalit rajonal të Shkodres është dërguar i mituri, i cili ndodhet nën kujdesin intensiv të bluzave të bardha. Mjekët thonë se ai ka marrë goditje në kokë dhe fraktura më trup. Më shumë vizitoni: oranews.tv/

Комментарии

Теги:
Aksident, motorr, Shkodër, vdes, vjeçari, plagoset, nipi, vjeç