Dita e 7/ 19 të shkarkuar në çadrat e grevës së urisë, me ta dhe 5 ish-policë смотреть онлайн
Описание видео
Tiranë- Shkon në 19 numri i të larguarve nga administrata në çadrat para piramidës ku prej 21 majit po mbahet një grevë urie. Në orën 14:15 minuta ish-punonjësi i policisë Hivzi Bushati iu bashkua grevës së urisë së të shkarkuarve nga administrata. Nuk është grevë politike, por buka e fëmijëve tha Bushati për mediat. Ndërkohë më herët, sot në ditën e shtatë të grevës së urisë të të shkarkuarve nga administrata në çadra iu bashkuan edhe 4 policë të liruar nga detyra në vitin 2013, të cilët kërkojnë nga qeveria Rama që të kthehen në punë pasi janë larguar në kundërshtim me ligjin. Policët që i janë bashkuar grevës së urisë janë Qamil Zhkaba, Shefki Lusha, Bledar Kruja dhe Ismail Elezi. Në çadrat e grevës vihet re edhe prezenca e ish-zëvendësdrejtorit të policisë së Tiranës, Erzen Breçani. Me bashkimin e policëve në çadrat e grevës janë gjithsej 17 grevistë. Lajmin e ka konfirmuar kryetarja e shoqatës së të larguarve nga administrata Nertila Qafzezi. Ndërkohë që një nga përfaqësuesit e oficerëve të liruar nga detyra është shprehur në një deklaratë për mediat, se i bashkohen kësaj greve, që të rikthehet ligjshmëria në polici duke rikthyer në detyrë të gjithë policë e larguar padrejtësisht. Për më shumë klikoni në oranews.tv/ Рекомендуем Dita e 7/ 19 të shkarkuar në çadrat e grevës së urisë, me ta dhe 5 ish-policë посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя