A1 Report - Indi, partia opozitare pritet te fitoje zgjedhjet parlamentare

0 просмотров 22.08.2015 00:01:26

Описание

INDI - Partia opozitare e Popullit Indian pritet të fitojë zgjedhjet parlamentare në Indi, pasi rezultatet paraprake flasin për një fitore të thellë ndaj Partisë së Kongresit që qeveris vendin. Lideri i Partisë së Popullit Indian, Narendra Modi, ka shkruar në Twiter: India ka fituar. Kohë të mira na presin . Edhe pse rezultati final pritet të dalë në orët në vijim, shkalla e fitores është kaq e madhe, saqë Partia e Kongresit në pushtet e ka pranuar humbjen. Zëdhënësi i Partisë, Shakil Ahmed, u shpreh se e pranonin verdiktin e popullit me përulësi . Trendi i numërimit të votave nuk është në favorin tonë dhe të dhënat tregojnë se populli ka vendosur të votojë kundra nesh, deklaroi ai. Zgjedhjet në Indi janë ushtrimi më i madh i demokracisë në botë, me 814 milionë zgjedhës. Procesi zgjedhor nisi pesë javë më parë dhe u zhvillua në nëntë faza për arsye sigurie dhe logjistike. Në total kanë votuar 551 milionë votues me një pjesëmarrje rekord prej 66.38%, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm të vitit 1984. Zyrtarët e zgjedhjeve numërojnë 989 qendra votimi me më shumë se 1100 vëzhgues që mbikqyrën procesin zgjedhor. Në këto zgjedhje garuan një total prej 8251 kandidatësh. Parlamenti i Indisë ka 543 vende dhe partia ose aleanca që fiton shumicën e votave krijon qeverinë.

Комментарии

Теги:
Report, Indi, partia, opozitare, pritet, fitoje, zgjedhjet, parlamentare