A1 Report - Rrezohet Malaj nga Gjykata e Larte Braho:Te shkarkojme dhe Nishanin

4 просмотров 22.08.2015 00:03:35

Описание

TIRANË Deputeti i LSI-së Spartak Braho ka kërkuar sot nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit Bujari Nishani. Kërkesa e beftë është bërë në Komisionin e Ligjeve që është mbledhur sot pasdite në Kryesinë e Kuvendit pas shqyrtimit të dekretit të Presidentit Nishani që propozonte gjykatësin Alaudin Malaj në Gjykatën e Lartë. Komisioni i Ligjeve u mbldoh pa praninë e opozitës; Malaj nuk u votua nga mazhoranca, por prej saj u hodh poshtë edhe mënyra se si ishte hartuar vetë dekreti i Presidentit për këtë rast, me mangësi ligjore dhe me përzgjedhje selektive. Deputeti i LSI-së Braho e argumentoi kërkesën e shkarkimit të Nishanit, duke lexuar dekretin, sipas të cilit Presidenti Bujar Nishani ka shkelur hapur ligjin në një dekret për anëtarin e Gjykatës së Lartë. Sipas tij, ne nuk ndryshojmë dot edukimin e Presidentit, ndaj ai duhet shkarkuar. Për faj të tij, ka një ngërç në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese ku vendimet i marrin njerëz që janë pa mandat dhe situata në sistemin e drejtësisë është skandaloze. Brahoja është mbështetur edhe nga deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj, i cili tha se Presidenti i përzgjedh personat në mënyrë selektive ndërkohë që drejtësia duhet të jetë larg modelit aktual, klientelist dhe politik.

Комментарии

Теги:
Report, Rrezohet, Malaj, Gjykata, Larte, Braho, shkarkojme, Nishanin