A1 Report - Veliaj ne Cerrik: Bizneset te perfitojnë nga fondi i punesimit смотреть онлайн

1 просмотров 22.08.2015 00:01:33

Описание видео

Cërrik- Ministri Erion Veliaj, ka ftuar të gjitha bizneset që deri në datën 25 maj të aplikojnë për të përfituar nga Fondi i Nxitjes së Punësimit. Gjatë një vizite që Veliaj zhvilloi sot në një kompani tekstilesh në qytetin e Cërrikut, nënvizoi se fondi i punësimit është një mundësi e mirë për të gjitha bizneset e vogla që duan të rriten. Është e rëndësishme të aplikoni tani që kemi çelur Fondin e Nxitjes së Punësimit. Që do të thotë se qeveria mund t'ju mbështesë duke u paguar katër muaj rrogë dhe sigurimet shoqërore për një vit çdo punëtori të ri që fillon punë. i drejtohet ministri Veliaj bizneseve. Ai vuri në dukje se kjo nuk është një ndihmë e vogël për ato biznese të vogla që duan të zgjerojnë aktivitetin e tyre. Ne nuk targetojmë kompani që kanë 1.000 apo 2.000 punëtorë, sepse tashmë ky biznes quhet i konsoliduar, por një biznes familjar që kërkon të shtohet me 2, 3 apo 5 vetë. Kështu, kemi mundësi që një pjesë të madhe të kostos ta shlyejmë nëpërmjet Fondit të Nxitjes së Punësimit, prandaj ju ftoj që të aplikoni deri në 25 maj , theksoi ministri Veliaj. Këtë vit, qeveria ka trefishuar Fondin e Nxitjes së Punësimit në 2.7 milion dollarë, nga e cili do të përfitojnë ato kompani që do të punësojnë punëtorë nga kategori të ndryshme, sidomos gra e vajza, të rinj, persona me aftësi të kufizuara ose nga komuniteti rom dhe egjiptian. Fondi për nxitjen e punësimit përbëhet nga gjashtë programe të ndryshme, që mbështesin krijimin e vendeve të reja të punës duke subvencionuar punëdhënësit me pagesën e sigurimeve shoqërore për një vit dhe katër paga për çdo punonjës të punësuar. Рекомендуем A1 Report - Veliaj ne Cerrik: Bizneset te perfitojnë nga fondi i punesimit посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
report, veliaj, cerrik, bizneset, perfitojnë, fondi, punesimit