A1 Report - Ish-te perndjekurit ne proteste: Duam afat kohor per demshperblimet

0 просмотров 22.08.2015 00:01:20

Описание

TIRANE - Ish-të përndjekurit politikë të ndarë në dy kampe kanë qëndruar sërish para Parlamentit duke kërkuar që dëmshpërblimi ekonomik për ta, të ketë një afat kohor. Skënder Tufa, kreu i shoqatës së ish të Burgosurve Politikë, deklaron se deri ditën e hënë pret nga qeveria një reagim zyrtar për situaten e vështirë ku ndodhen ish-të përndjekurit politikë. Ndërsa Fatmir Hoxha shtoi se inskenimi për të prishur protestën një ditë më parë ka qëllime politike. E hedh me neveri fjalimin e mbeturinave të partisë komuniste që ndodhen sot në qeveri për shpifjet ndaj nesh, ne jemi ish të burgosur dhe të persekutuar, ne kërkojmë dëmshpërblimin e menjëhershëm dhe jo pa afat kohor sic e kanë bërë këta, ka qenë 8 vjet. Sot kërkojnë të përcajnë këtë shtresë, na hapin plagët që sado pak kanë zënë kore me foton e Enverit , u shpreh ai.

Комментарии

Теги:
Report, perndjekurit, proteste, Duam, afat, kohor, demshperblimet