A1 Report - Sot 5 vjetori i vdekjes se Xhindit banore dhe deputete e kujtojne смотреть онлайн

5 просмотров 22.08.2015 00:01:51

Описание видео

FIER - Deputetë të Partisë Socilaiste, familjarë e qytetarë të Fierit, kanë përkujtuar sot 5 vjetorin e vrasjes së deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Xhindi. Në ceremoninë përkujtimore të deputetit të vrarë të Partisë Socialiste në zonën e Roskovecit, janë vendosur kurora me lule në përmendoren e ngritur në nder të tij ne qendër të Roskovecit. I pranishëm në këtë ceremoni, deputeti Namik Dokle ka vlerësuar figurën e Xhindit si një politikan të përjetshëm, i cili asnjëherë nuk e harroi zonën e tij që e zgjodhi. Kemi ardhur këtu për të nderuar dhe për të respektuar deputetin e përjetshëm Fatmir Xhindi, një deputet i shkëlqyer, një deputet me tipare dhe karakteristika që jo shumë politikanë apo deputetë i kanë sot. Është nga të paktët deputetë që megjithë se bëri shumë legjislatura në Kuvend asnjëherë nuk u shkëput nga qyteti dhe zona dhe u vra në derë të shtëpisë. tha Namik Dokle Dokle thotë se pavarësisht se kanë kaluar 5 vjet nga ndarja e deputetit Xhindi nga jeta, qytetarët e Roskovecit vazhdojnë ta duan e ta respektojnë atë në cdo përvjetor. Edhe sot përpara monumentit të Fatmir Xhindit shikojmë njerëzit të cilët e duan dhe respektojnë, të cilët e kujtojnë. Dhe kuptohet njerëz të tillë si Fatmir Xhindi të kujtojnë atë këngën e famshme labe për dëshmorët dhe për heronjtë që thotë 'o djema çbëni kështu, vitet tutje ju tëhu'. Përfundoi dokle Dokle I pranishëm në 5 vjetorin e përkujtimit të vrasjes së deputetit Xhindi, ishte edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Gramos Ruci, deputetë , familjarë e qytetarë të Roskovecit. Deputeti Fatmir Xhindi, u vra me armë zjarri mbrëmjen e 2 majit të vitit 2009, në oborrin e shtëpisë së tij. Edhe pas 5 vitesh vrasja e tij mbetet ende e pazbardhur. Vendin e tij në kuvendin e Shqipërisë e zuri djali i tij, Anduel Xhindi. Рекомендуем A1 Report - Sot 5 vjetori i vdekjes se Xhindit banore dhe deputete e kujtojne посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Комментарии

Теги:
report, vjetori, vdekjes, xhindit, banore, deputete, kujtojne