A1 Report - Pranga shefit të Antidrogës Fier Pjesë e trafikut të narkotikeve смотреть онлайн
Описание видео
FIER Hetimet disa mujore kanë çuar në pranga Shefin e Antidrogës së Fierit, Dritan Zagani, me akuzën e përfshirjes në trafikun e hashashit nga Lazarati drejt Italisë. Në kuadër të këtij hetimi të zhvilluar nga Prokuroria për Krime të Rënda është bërë i mundur dhe arrestimi i 5 shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në total janë arrestuar 6 persona ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi ka mundur t'i shmanget operacionit të arrestimit të kryer orët e para të mengjesit të kësaj të shtune, nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme. Në pranga kanë rënë J. Naçi (E. Brahimi), N. Brahimi, S. Shosha, E. Latifi dhe A. Malaj ku këta shtetas sëbashku me shefin e Antidrogës Fier trafikonin lëndën narkotike nga Lazarati drejt portit të Vlorës e më pas për në Itali. Hetimet kanë nisur në nëntor të vitit 2013 ku nga policia e Vlorës u sekuestrua një sasi prej 1 ton hashash e gatshme për tu trafikuar drejt Italisë. Prokurorët e Krimeve të Rënda sëbashku me oficerët e SHKB-së kanë arritur të zbardhin skemën e trafikimit dhe rolin e Zaganit në këtë bandë, çka është tashmë e provuar si bashkëpunëtor i trafikantëve. Në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se trafikantët që transportonin këtë ngarkesë lënde narkotike kanë komunikuar me burimin e zyrtarit të Policisë Zagani, pasi e konsideronin si bashkëpunëtor të tyre . Më tej shkruan njoftimi, shtetasi Dritan Zagani i raporton për operacionin një shtetasi të huaj duke shkelur etikën, detyrën dhe sekretin hetimor dhe me papërgjegjshmëri flet për detaje të cilat nuk i ka bërë prezent as tek eprorët e tij dhe nuk gjejnë pasqyrim në asnjë dokument të firmosur prej tij dhe të administruar në përmbushje të detyrës . Me akuzën shpërdorim detyre gjykata e Krimeve të Rënda ka vnedosur arrest me burg për shefin e Antidrgoës ndërsa në total janë 6 të arrestuar dhe një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike e sekuestruar. Dritan Zagani - shefi i seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Qarkut Fier Рекомендуем A1 Report - Pranga shefit të Antidrogës Fier Pjesë e trafikut të narkotikeve посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя