A1 Report - Statusi, Fyle:Ne qershor lideret e BE pritet te japin dritën jeshile

0 просмотров 22.08.2015 00:00:45

Описание

BRUKSEL- Komisioneri për Zgjerimin e BE, Stefan Fyle ka shprehur besimin se në qershor liderët e BE-së, do të miratojnë përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian. Këtë deklaratë Fyle e ka bërë gjatë ceremonisë së 10-vjetorit të pranimit në BE të disa vendeve të Europës Lindore dhe Qendrore, duke shtuar se edhe disa shtete Lindore presin perspektivën evropiane . 10 vjetori i zgjerimit që nga viti 2004 është një moment shumë i veçantë . Unë jam i kënaqur për t'u bashkuar me Presidentin i cili tashmë e përmendur sukseset që zgjerimi sjell. Më lejoni të shtoj disa specifika më shumë , - u shpreh Fyle. Zgjerimi i mëtejshëm i BE-së, është shprehur Fyle, është një politikë kyçe e Bashkimit Europian pasi nxit reformat dhe gjithashtu është një instrument i forcimit të sigurisë. Zgjerimi është në ADN-në e Evropës , -është shprehur komisioneri Fyle përgjegjës për zgjedhimin e BE. Ajo është instrumenti më i fuqishëm i transformimit, shërben si një nxitje të fortë për reformat. Zgjerimi është edhe mjeti më efektiv dhe më i fuqishëm që ne kemi për forcimin e sigurisë ,- ka vijuar Fyle.

Комментарии

Теги:
Report, Statusi, Fyle, qershor, lideret, pritet, japin, dritën, jeshile