Pranga vrasësve të biznesmenit në Tiranë, arrestohen në Durrës 5 personat

8 просмотров 22.08.2015 00:01:01

Описание

Pesë autorët e dyshuar në vrasjen e biznesmenit Arjel Zenka në zonën e Ali Demit në Tiranë, janë vënë në pranga mesnatën e djeshme. Këto janë dhe pamjet që Policia e Shtetit ka përcjellë për mediat dhe që tregojnë momentin e ndërhyrjes së forcave të policisë së Tiranës dhe Durrësit si dhe forcave RENEA Pesë personat e arrestuar janë: Agron Goxhaj, Enton Ibrahimi, Alket Halitaj, Artan Hasani dhe Andi Veshi. Mësohet se këta shtetas po përgatiteshin të linin Shqipërinë dhe ishin strehuar në këtë apartament në zonën e plazhit të Durrës. Në vrasjen e Arjel Zenkës në lagjen Ali Demi ka patur edhe një të plagosur. Gjë që duket dhe në pamjet filmike. Ka qënë dëshmia e një mikut të viktimës që ka çuar policinë në identifikimin dhe arrestimin e autorëve të krimit, që tronditi Tiranën mbrëmjen e së premtes. Zanafillë e kësaj vrasje sipas grupit hetimor ka qënë një zënkë mes viktimës dhe shtetasit Agron Goxhaj, tashmë i vënë në pranga nga policia. Dyshohet se sherri ka nisur për shkak të një konflikti për një borxh mes dy shokëve të viktimës, ndërsa ky i fundit ka ndërhyrë për të pajtuar palët. Agron Goxhaj ishte konfliktuar fizikisht me biznesmenin Arjel Zenka dhe më pas dyshohet se e ka qëlluar atë, por nuk ka vepruar i vetëm. 36-vjeçari Ariel Zenka u ekzekutua mbrëmjen e së premtes, pasi u qëllua me 8 plumba pistolete në zonën e Ali Demit

Комментарии

Теги:
Pranga, vrasësve, biznesmenit, Tiranë, arrestohen, Durrës, personat