PDSH - BDI, akuza për autorësinë e Shkupi 2014
Описание
Rinia Demokratike Shqiptare vendosi sot portretin e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti pranë përmendores së Car Dushanit. Sipas tyre, Ahmeti ka kontribuar dhe është angazhuar me zell të madh për realizimin e projektit Shkupi 2014 . Ali Ahmeti ka një meritë të veçantë që më në fund në Shkup të ngrihet edhe statuja e Car Dushanit , prandaj figura e këtij bosit, nga sot e tutje do të rrijë përkrah Car Dushanit. Rinia Demokratike Shqiptare iu bën apel gjithë të rinjve dhe të gjithë shqiptarëve që ditën e diel më 27 prill me votën tuaj ta dënojnë politikën e këtij realizuesi të Skopje 2014 , Alisë dhe BDI-së , deklaroi Muhamet Rustemi, Kryetar i RDSH-së. Por nga ana tjetër, nga BDI-ja thonë se PDSH-ja iu la BDI-së dhe shqiptarëve në vitin 2008, një sërë projektesh antishqiptare. Vetëm një parti politike siç është BDI-ja, me mbështetjen plebishitare nga populli do të arrinte të ndalte ndërtimin e kishës në zemër të Shkupit dhe t'i jepte karakter shumetnik projektit antishqiptar të PDSH-së Shkupi 2014 duke inkuadruar projektin e sheshit Skënderbeu dhe përmendoreve të tjera. PDSH-ja e filloi dhe e mbaroi fushatën e zgjedhjeve parlamentare me akuza dhe me shpifje, por të dielën kjo parti do të marrë dënimin e merituar ashtu siç iu dha nga shqiptarët në të gjitha ciklet zgjedhore nga viti 2002 e deri më 13 prill 2014 - thuhet në reagimin e BDI-së. Partia e Ahmetit publikoi edhe disa dokumente, vendime të qeverisë dhe ministrive që mbajnë vulën e ministrave të PDSH-së, që tregojnë pëlqimin e tyre mbi projektin Shkupi 2014 . Adrian Kerimi
Комментарии