Durrës, eksploziv makinës së pronarit të një lokali në shëtitoren Taulantia
Описание
Makina e pronarit të një lokali në qytetin e Durrësit ka shpërthyer me eksploziv sot rreth orës 07:52 në lagjen nr 1 të Durrësit. Nga të dhënat e para mësohet se makina i përkiste pronarit të një lokali në zonën e shëtitores Taulantia . Lënda eksplozive ishte vendosur në parakolpin e makinës tip 'Volkswagen' me targa DR 2137 R. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale, informon gazetari ynë në Durrës, Llambi Kallço. Policia makina ishte e parkur Sipas policisë së Durrësit shpërthimi ndodhi rreth orës 07:52 në momentin kur makina ka qenë e parkuar. Shpërthimi ka ndodhur në automjetin me targa TR 2137 R, ishte i parkuar në parkingun e një lokali. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme material në pjesën e përparme të automjeti, por nuk ka njerëz të lënduar thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së Durrësit. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes
Комментарии