A1 Report - Shkoder, mina me telekomande dhe pistoleta, dy ne pranga смотреть онлайн

19 просмотров 22.08.2015 00:01:07

Описание видео

SHKODËR - Dy furnizues të grupeve kriminale me mina të telekomanduara me celular janë prangosur pasditen e sotme nga Policia e Shkodrës. Të arrestuarit janë dy personat, Pjetër Babaj, 55 vjeç dhe Naim Toksa 36 vjec, ndërsa në këtë operacion blutë e Shkodrës kishin mbështetjen e forcave speciale RENEA. Gjatë këtij operacioni policia sekuestroi në cilësinë e provave materiale, 4 copë mina me telekomandë, 6 copë kapsolla elektrike, aksesorë ndihmës për vënien në funksionim të minave me telekomandë, 4 armë zjarri pistoletë, rreth 30 fishekë pistoletë, 50 fishekë automatiku dhe një silenciator. Fillimisht policia ka arrestuar në urën e Bunës, Pjetër Babaj, i dënuar edhe më parë për trafik armësh. Në automjetin e tij, polici gjeti dy mina me sahat. Pas kontrollit të banesës në lagjen Tre heronjtë u bë e mundur të gjendeshin edhe minat e tjera, së bashku me kapsollat elektrike dhe aksesorët e tjerë. Bazuar në informacionet e mbledhura gjatë hetimit 2-mujor, menjëherë policia vijoi kontrollin në banesën e shtetasit Lulzim Toska, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i Babajt. Në këtë banesë u gjetën 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 silenciator. Pjetër Babaj është vënë dhe një herë tjetër në pranga për të njëjtat akuza, por është liruar, ndërka dyshohet se minat e telekomnaduara ai i shisrte kundrejt cmimit 1800 euro. Рекомендуем A1 Report - Shkoder, mina me telekomande dhe pistoleta, dy ne pranga посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
report, shkoder, mina, telekomande, pistoleta, pranga