A1 Report - Ilia Karelit i hoqen zemren Ekspertiza: Greqia te jape llogari

2 просмотров 22.08.2015 00:00:58

Описание

TIRANE- Mjekësia Ligjore shqiptare zbulon detaje shokuese për Ilia Karelin, ku në ekspertizë është konstatuar mungesa e zemrës. 42-vjeçari u vra në burgun Nigrita në Greqi, pak ditë pasi kishte vrarë një gardian në burgun e Malandrinos ku vuante dënimin. Mjekësia Ligjore ndërkaq ka konstatuar mungesën e disa indeve në bërryl dhe gishta. Përmes një letre drejtuar Prokurorisë, Mjekësia Ligjore shqiptare i kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe t'i kërkojë llogari palës greke, për faktin se mjekësia ligjore aty i ka hequr zemrën 42-vjeçarit shqiptar. Prokuroria t'i kërkojë informacion mjekësisë ligjore greke. Ekspertiza greke të japë informacione pse është hequr zemra. Për ekspertizë s'ka pse të merret e gjithë zemra', thuhet në letrën e Mjekësisë Ligjore drejtuar Prokurorisë. Kur kanë kaluar më shumë se dy javë nga vrasja e Karelit, fillimisht është mbajtur sekret heqja e zemrës, madje është mohuar ky fakt nga të dyja palët.

Комментарии

Теги:
Report, Ilia, Karelit, hoqen, zemren, Ekspertiza, Greqia, jape, llogari