A1 Report - Kuçove, ish godinat e naftes te braktisura,banoret:Te merren masa

4 просмотров 22.08.2015 00:01:07

Описание

KUCOVE - Ndonëse kanë kaluar disa vite që nga dita kur nuk e kryejnë më funksionin e tyre, godina e ish ndërmarrjes së ndërtim-montimit të naftës vijon të qëndrojë si një objekt i braktisur në mes të qytetit të Kuçovës. Ajo u shkatërrua që në vitin e trazirave më 1997-ën dhe që prej atëherë godina ka mbetur e tillë, pa asnjë lloj roli. Banorët e dënojnë pushtetin vendor dhe organe të tjera shtetërore që nuk kanë marrë asnjë masë për mbrojtjen e ish uzinës. Ish ndërmarrjes së ndërtim-montimit të naftës në Kucovë ka qënë dikur një nga ndërmarjet më të rëndësishme në sektorin e naftës, por tashmë ka mbetur e tillë vetëm në kujtimin e banorëve.

Комментарии

Теги:
Report, Kuçove, godinat, naftes, braktisura, banoret, merren, masa