Agjencia e mediave zvarrit spotin e shoqatës 'Tradita' смотреть онлайн
Описание видео
Agjencia e mediumeve (AM) po taktizon dhe prej ditësh nuk i kthen përgjigje televizionit Alsat M të transmetojë spotin e një organizate jo qeveritare. Në spot bëhet thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Televizioni Alsat M mori një paralajmërim nga Agjencia se nëse spoti transmetohet, do të dënohet, por nuk ka përgjigje precize bazuar në ligj. Ne sot kërkuam sërish përgjigje nga Agjencia e Mediave, por sërish pa përgjigje. Çështja kontestuese, edhe sot nuk u shqyrtua në mbledhjen e Agjencisë. Prisja, dhe mendova se duhet të emetohen spotet e organizatave joqeveritare dhe dilemën që kanë rreth emetimit dhe specifikimit të tyre, që dalin për shkak se jemi në kohën e zgjedhjeve dhe duke pasur parasysh aktualitetin, propozoj dhe mendova se do ta kemi në rend dite këtë çështje, duke pasur parasysh se i kemi marrë dhe shqyrtuar materialet dhe videon , u shpreh Milaim Fetai, Anëtar i Agjencisë së Mediave. Do ta shqyrtojmë brenda një afati sa më të shkurtër, gjatë ditës së nesërme ose pasnesër, bëhet fjalë për çështje shumë të ndjeshme dhe jo të përditshme , tha Zoran Trajçevski, kryetar i Agjencisë së Mediave. Me mos transmetimin e këtij spoti, televizioni Alsat M pëson humbje financiare. Por kreu i Agjencisë së mediave nuk deshi sot t'i përgjigjej as pyetjes së gazetarëve. Kjo nuk është konferencë shtypi që t'u përgjigjem pyetjeve të gazetarëve , u përgjigj Zoran Trajçevski, kryetar i Agjencisë së Mediave. Mirëpo, zvarritja e tillë e përgjigjes nga Agjencia e Mediave mund të konsiderohet se është e motivuar politikisht, pasi në spot bëhet thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale, diçka që nuk është në favor të VMRO DPMNE-së në pushtet. Natasha Stojanovska Рекомендуем Agjencia e mediave zvarrit spotin e shoqatës 'Tradita' посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя