Ademi: PDSH-ja akuzon për punët që i ka bërë vet смотреть онлайн

1 просмотров 22.08.2015 00:02:24

Описание видео

Shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së Abdilaqim Ademi i është përgjigjur kreut të PDSH-së Menduh Thaçi i cili dy ditë më parë akuzoi BDI-në se ajo ka lejuar në truallin e Burmali Xhamisë të ndërtohet shtëpia e oficerëve. Ademi tha se në mungesë të ofertës politike të PDSH-së, ata tentojnë që të bëmat e veta t'ia veshin BDI-së, duke kërkuar llogari për projektet e firmosura nga funksionarët e PDSH-së. BDI-ja përkujton se Kisha në Qendër ishte firmosur nga ministri i PDSH-së, ndërsa 3 kisha të tjera ishin paralajmëruar nga kandidati për president, Iljaz Halimi. Mund ta paramendoni, ai thotë që ne duhet të kërkojmë falje për projektin që mban autorësinë e tij, Shkupi 2014, çfarë cinizmi. A nuk ishte ministri i tyre Arifikmet Xhemaili që e nënshkroi projektin për kishën në qendër. A nuk ishte profesori i Marksizmit, Iljaz Halimi, ai që deklaroi se mua nuk më intereson Shkupi, le të ndërtohen edhe 3 kisha në qendër të Shkupit. A nuk deklaroi një eksponent i tyre, se po, ne PDSH-ja e kemi dhënë pëlqimin për projektin Shkupi 2014 . Çka mendon ai, se shqiptarët kanë harruar të bëmat e tij dhe të tajfës së tij? , deklaroi Abdilaqim Ademi, BDI. Përgjigja e BDI-së vjen pas akuzave të Menduh Thaçit në mitingun partiak në Çair, ku kërkoi votat e partive të vogla turke e boshnjake për të ndaluar siç tha ai, ndërtimin e Shtëpisë së Oficerëve Serb në vendin e Burmali Xhamisë. 'Vëllezër ato partitë e vogla që i keni nuk mund të bëjnë asgjë, ato parti të vogla nuk mund të parandalojnë që Shtëpia e Oficerëve Serb të ngrihet mbi themelet e Burmali Xhamisë, PDSH-ja mund ta parandalojë këtë!', u shpreh Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së. Ademi i bëri thirrje qytetarëve të mos lejojnë që vota e tyre të këmbehet për bizneset personale të krerëve të PDSH-së. Ftojmë çdo votues, veçanërisht shqiptarët, që të vlerësojnë votën e tyre dhe mos ta shndërrojnë atë në monedhë për këmbim. Vota e shqiptarit është e vlefshme dhe nuk guxon tu falet atyre që për pazarllëqet e tyre nëpër kafenetë e Shkupit, i shesin interesat e shqiptarëve për interesat e tyre grupore , deklaroi Abdilaqim Ademi, BDI. Përgjigjet ndaj PDSH-së, Ademi i drejtoi ngatakimi me qytetarët e Sarajit në qytetin e Shkupit. Benjamin Arifi Рекомендуем Ademi: PDSH-ja akuzon për punët që i ka bërë vet посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
ademi, pdsh, akuzon, punët, bërë