A1 Report - Elbasan, bashkia procedim penal per qytetaret qe s'paguajne taksat
1 просмотров
21.08.2015
00:01:21
Описание
ELBASAN- Rritet numri i personave fizikë dhe juridikë që nuk shlyejnë taksat mujore ndaj bashkisë së Elbasanit. Ky shqetësim është ngritur nga vetë kreu i bashkisë, Qazim Sejdini, i cili thotë se për të gjithë ata persona që nuk paguajnë taksat do të përballen me procedime penale. Kjo gjendje sipas Sejdinit po ndikon drejtpërdrejt në shërbimet që bashkia i detyrohet komunitetit. Sejdini thotë se në këto kushte pritet të reduktohen edhe shërbimet ndaj komunitetit, si pastrimi, ndriçimi, etj. Kryebashkiaku u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të shlyejnë të gjitha detyrimet e prapambetura ndaj bashkisë, pasi në të kundërt do të reduktohen këto shërbime të bashkisë ndaj qytetarëve.
Комментарии