A1 Report - Statusi, Berisha: Fyle serbofil, tre ligjet ishin kurth i tij me Ramën

3 просмотров 21.08.2015 00:01:52

Описание

TIRANE- Pak ditë nga ardhja në Tiranë e komisionerit për zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle ish-kryeministri Berisha e akuzon këtë të fundit si serbofil dhe majtist të thekur. Ai shkon më tej duke deklaruar se Fyle së bashku me Edi Ramën kanë për qëllim të bllokojnë Shqipërinë në procesin e integrimit. Madje kushti për miratimin e tre ligjeve ishte një një kurth i diplomat çek i shkollës ruse dhe serbofil, por i papërmbajtur, dhe majtist i thekur, për të bllokuar me Edi Ramën Shqipërinë në proçesin e integrimit. Berisha thotë se edhe në qershor Përsëri rrezikojmë JO-në e trete. Personalisht kam qenë i dyzuar në vlerësimin tim ndaj kushtit të tre ligjeve. Nuk dua ta fsheh. Dhe tani, pasi e kam denoncuar haptas në samite të EPP por edhe në takime bilaterale me drejtues kryesorë të BE, dua t'i informoj shqiptarët se, ndonëse unë nuk besoj në teorinë konspirative, kushtin e tre ligjeve e kam konsideruar një kurth të Stefan Fules, Komisioner i Zgjerimit, (një diplomat çek i shkollës ruse dhe serbofil, por i papërmbajtur, dhe majtist i thekur), për të bllokuar me Edi Ramën Shqipërinë në proçesin e integrimit. Madje edhe sot mendoj se kjo mundësi nuk përjashtohet. Dyshimet e mia tek ky kurth nuk ishin pa baza. Kjo sepse, ky ishte një kusht që nuk i ishte vendosur kujt ndonjëherë, dhe në legjislacionin tonë nuk kishte boshllëk ligjor për këto tre ligje. - shkruan Berisha në analizën me titull Edi Rama nuk ka interes integrimin, por vetëm pushtetin personal! të postuar në facebook më 2 mars. Berisha i bën një analizë të gjatë kritike dhe qëndrimeve të Fyles në lidhje me negociatat me nismën e Parlamentit Europian në maj të vitit 2010, në restorant Krokodil në Strasburg, pas bojkotit të në vjeshtën e vitit 2009 nga Edi Rama të Parlamentit shqiptar. Apo takimi në zyrat e Brukselit në vjeshtën e vitit 2010, para se të publikohej raporti i KE i tetorit të vitit 2010 për Shqipërinë ku shkruhej se Qeveria nga ana e saj nuk ka treguar vullnet për të bërë kompromis me propozimet e PS për kapërcimin e ngërçit politik . Ky paragraf thotë Berisha nuk u fshi nga raporti megjithëse Barroso kërkoi që të bëhej një gjë e tillë. Me miratimin ose jo të Komisionerit të Zgjerimit, Edi Rama përdori këtë raport, krahas videos për Ilir Metën, për të organizuar puçin e 21 Janarit. - argumenton më tej Berisha. Berisha flet dhe për lidhje mes presidentit të Serbisë Nikoliç e Fyles, dhe lidhjet e ngushta të këtij të fundit me CEZ. Madje thotë se Sot flitet se në bisedimet Rama-Fule është arritur dhe një marrëveshje për CEZ Përveç këtyre, pas falimentimit të CEZ në Shqipëri, vendimit të qeverisë shqiptare për të marrë administrimin e sipërmarrjes, Komisioneri i Zgjerimit, i lidhur ngushtë me CEZ dhe në konflikt të hapur interesi, deklaroi se kjo ngjarje dëshmon për klimën jo të mirë të biznesit në Shqipëri. Kjo deklaratë, dëshmi e interesave komerciale të Komisionerit të Zgjerimit, ishte fund e krye e pavërtetë. Kompania e mirënjohur e energjisë ...

Комментарии

Теги:
Report, Statusi, Berisha, Fyle, serbofil, ligjet, ishin, kurth, Ramën