A1 Report - Proteste kunder rritjes se taksave, policia shoqeron 3 persona
0 просмотров
21.08.2015
00:00:56
Описание
POGRADEC- Pronarë të bizneseve të vogla në qytetin e Pogradecit kanë vijuar protestën në ditën e dytë kundër rritjes së taksave vendore. Protestuesit kanë tentuar sërish të hyjnë në bashki për të kërkuar sqarime. Ndërhyrja e menjëhershme policisë ka shmangur përplasjen mes punonjëve të bashkisë dhe protestuesve. Nga Pogradeci mësohet se pas kësaj situate, 3 protestues janë shoqëruar në komisarait. Tregtarët ankohen se taksat vendore ndaj tyre janë rritur 5-fish, situatë kjo që sipas tyre po i çon ata drejt falimentit. Pas 2 ditësh protesta, bashkia ka kërkuar nisjen e diskutimeve për ndryshimin e taksave.
Комментарии