A1 Report - Momentet e shoqërimit ne Drejtorine e Policise se Tiranes te Gezim Allushit смотреть онлайн

4 просмотров 22.08.2015 00:00:52

Описание видео

TIRANE- Një 50 vjeçar është arrestuar paraditen e sotme pasi u kap me 4 kallëpe dinamiti në brez. Gëzim Allushi kishte udhëtuar nga Mati dhe u arrestua në qendër të Kamëz nga forcat e Komisariatit numër 5. Allushi kishte udhëtuar nga Mati në drejtim të Tiranës, ndërsa kallëpet e dinamitit ishin fshehur poshtë rrobave. Kapja e tij u bë pas marrjes në kohë të një informacioni të strukturave të policisë mbi vendodhjen e tij dhe posedimit të lëndëve plasëse. Pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar në ambientet e një lokali ku po qëndronte shtetasi i lartëpërmendur, iu gjetën të fshehura në trup disa kallëpe lëndë plasëse (dinamit). - thuhet në njoftimin për shtyp të policisë. 50 vjeçari fillimisht u dërgua në ambientet e komisariatit nr 5 ku dhe u mor në pyetje dhe më pas u dërgua në ambientet e izolimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ai është munduar të justifikohet me faktin se eksplozivin e kishte prej vitit 1997, dhe se e kishte marrë nga depot e hapura në vitin e mbrapshtë të rrëmujave. Policia ka nisur kontrolle në banesën e Allushit në Mat si dhe ka nisur shoqërimin e të afërmve për marrjen në pyetje në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Burimet policore thanë se ishte e paqartë nëse Allushi e kishte maskuar eksplozivin me peshë rreth 1 kilogramë për ta shitur apo kishte për qëllim kryerjen e ndonjë akti terrorist me të. Рекомендуем A1 Report - Momentet e shoqërimit ne Drejtorine e Policise se Tiranes te Gezim Allushit посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
report, momentet, shoqërimit, drejtorine, policise, tiranes, gezim, allushit