A1 Report - Pr/ligj të ri për pagat e punonjësve të policisë, tarifat sipas kategorive смотреть онлайн
Описание видео
TIRANË- Studentët e Shkollës së Policisë do të trajtohen me rrogë 8 mijë lekë për ata që kanë mbaruar më parë arsimin e mesëm dhe 9 mijë lekë të reja ata që kanë përfunduar një fakultet. Ndryshimet u miratuan nga Këshilli i Ministrave të mërkurën dhe janë pjesë e paketës së pagave të reja më Policinë e Shtetit. Qeveria miratoi shtesat e pagës për një sërë sektorësh të Policisë së Shtetit, ku përfshihet thuajse pjesa më e madhe e të gjithë strukturës. Sipas vendimit të zbardhur të Këshillit të Ministrave, ndryshojnë pagat për punonjësit e Policisë së Shtetit në strukturat për krimin e organizuar dhe krimet e rënda apo Policinë Shkencore. Pagat për punonjësit e Policisë së Shtetit në strukturat për sigurinë publike dhe rendin publik Për punonjësit e Policisë së Shtetit në strukturat për kufirin dhe migracionin. Për punonjësit e Policisë së Shtetit në struktura të tjera policore dhe administrative e mbështetëse Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondi për politikat e reja të pagave për Policinë e Shtetit, të parashikuara në buxhetin e vitit 2014. Kjo është pjesë e premtimeve të bëra nga Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri për rritjen e pagave të punonjësve të policisë në nivelin 20 deri në 30 përqind. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2014. Gjithashtu, qeveria ka miratuar në parim për një marrëveshje me qeverinë e Zvicrës për projektin për arsimin profesional. Ky projekt ka hyrë në zbatim menjëherë. Рекомендуем A1 Report - Pr/ligj të ri për pagat e punonjësve të policisë, tarifat sipas kategorive посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя