A1 Report - Skenari ukrainas, Berisha: Neser ne shesh. Rama te mos provokoje смотреть онлайн

3 просмотров 22.08.2015 00:01:20

Описание видео

TIRANE- Deputeti i PD-së Sali Berisha fton nesër popullin opozitar por edhe atë të zhgënjyerit nga qeverisja e kryeministrit Rama për t'u bërë pjesë e protestës antiqeveritare që është parashikuar të zhvillohet nesër në sheshin Skënderbej . Berisha tha se Rama po vendos me shpejtësi të rrufeshme monopolet dhe familjes dhe të klanit të tij dhe po e kthen në Shqipërinë në Republikën e Skafeve. Duke iu referuar skenarit ukrainas Berisha thotë se nëse Rama provokon bën gabim të madh. Nëse nuk ngrihemi për të vendosur dinjitetin tonë Shqipëria kurrë nuk do të ketë më zgjedhje të lira. Do të jenë thjesht panair i mashtrimit, do i fitojë ai që gënjen në shumë - tha Berisha duke shtuar se si deputet është i vendosur të bëj gjithçka për rivendosjen e dinjitetit. Për ish kryeministrin protesta nesër do të jetë më madhështore dhe zbulon detajin Nuk e di a e kanë bërë dordolecin e Edi Ramës, por protesta do të jetë madhështore. BERISHA: RAMA TE MOS PROVOKOJE Duke iu referuar skenarit ukrainas Berisha shton se nëse Rama provokon bën gabim të madh. Demokratët e Ukrainës nuk kanë shkuar me një skenar dhune, por është provokuar nga forcat e ngjashme në pushtet. Opozita nuk shkon për dhunë. Ne nuk shkojmë për dhunë i përbahemi rregullave, por nëse Rama provokon bën gabimin më të madh. Ne e kemi protestë paqësore është vetëm fillimi. Shoh protestë masive, mijëra të rinj kanë ardhur që sot paradite tek njerëzit e tyre dhe jo vetëm të rinj. Zotimi është për të marrë pjesë të gjithë pjesëtarët e familjes, ka një vërshim sot Tirana po të kishte mundësi regjistrimi në darkë, mund tju them se ndofta Tirana sot është dyfishuar - tha më tej Berisha. Berisha iu referua kryeministrit s'i sëmur psiqik bipolar që ka kthyer kryeministrinë në klinikë për t'u shëruar pasi Është në fazat e avancuara të sëmundjes së tij. Zotëria mendon si kryeministër kryeministria dhe shteti është pronë e tij. Ka 6 muaj që punon dhe gdhend zyra, hap klinika brenda kryeministrisë sepse e ka të rëndë të kurohet aty ku kurohen të tjerët. Po vendos me shpejtësi të rrufeshme monopolet dhe familjes dhe të klanit të tij. - tha Berisha. BERISHA RIMENDOHET: LEGALIZIMET FALAS E SHENDETESI FALAS BEHEN Berisha duket se është rimenduar dhe për premtimet e PS-së, legalizimi falas dhe shërbimi shëndetësor falas që deri dje thoshte bëhen tani thotë bëhen. Une skam qenë për atë model por tani jam. Legalizimi falas bëhet. Shëndetësi falas bëhet nëse 7 % e buxhetit kalon për shëndetësinë. Do heqim tvsh e energjisë, të ushqimeve, legalizimeve falas - tha Berisha. I pyetur si do hiqen? Berisha tha: Në opozitë do i heq populli Рекомендуем A1 Report - Skenari ukrainas, Berisha: Neser ne shesh. Rama te mos provokoje посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
report, skenari, ukrainas, berisha, neser, shesh, rama, provokoje