A1 Report - Kodheli:Shqipëria humbi shans pas refuzimit të armëve të Sirisë смотреть онлайн
Описание видео
TIRANE- Shqipëria ka humbur një shans pas refuzimit të armëve kimike të Sirisë . Këtë e ka shprehur ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e ftuar në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo në studion e A1 Report , duke u shprehur se në këtë çështje u respektua vullneti i popullit. Ministrja Kodheli u ndal tek projekti i shpallur në Mjekës me ambasadorët për pastrimin e mbetjeve kimike që ndodhen në vendin tonë. Sipas Kodhelit, mbetjet e rrezikshme në Qafë Mollë duhen eliminuar jashtë vendit. SHBA ka ofruar 1.3 mln Euro për pastrimin e Shqipërisë nga hotspotet. Për hotspotet e rrezikshme na nevojiten 3 milion Euro , tha Ministrja Kodheli. Ndërkaq, në vëmendje janë risjellë edhe çështjet e biseduara në Athinë nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli me autoritetet greke, duke permendur edhe mbështetjen e ofruar nga vendi fqinj në kuadër të integrimit europian. Sipas ministres Kodheli çështja e parë që pritet të marrë zgjidhje është ajo e toponimeve. Ndërsa theksoi se për zgjidhjen e çështjes detare do të veprohet sipas Konventave Ndërkombëtare. Kodheli u shpreh se nuk do të ketë ndryshim të kufijve, por zgjidhje të çështjes në të mirë të qytetarëve . Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka denoncuar situatën në të cilën i ka gjendur Forcat e Armatosura në ditën kur ka marrë detyrën në këtë dikaster. Sipas Kodhelit, gatishmëria e Forcave të Armatosura ishte 0, pasi nuk kishte as furnizimet bazë me karburant të mjeteve . Një problematike kyçe e ngritur nga ministrja Kodheli, është niveli i korrupsionit në këto institucione, duke u shprehur se ky është një shqetësim i ngritur edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Ministrja Kodheli pritet t'i japë përgjigje edhe pyetjes nëse ka përgjuar realisht SHIU opozitën e dikurshme . Рекомендуем A1 Report - Kodheli:Shqipëria humbi shans pas refuzimit të armëve të Sirisë посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя