Durrës, shpërthen makina e ndërtuesit, dyshohet eksploziv смотреть онлайн

0 просмотров 22.08.2015 00:01:32

Описание видео

DURRES- Një makinë në të cilën udhëtonte ndërtuesi Xhemal Çela ka shpërthyer në aksin rrugor që lidh Zonën e Plepave me Durrësin pranë rezicendës qeveritare. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10: 30 minuta. Nga të dhënat e para mësohet se Xhemal Çela ka qenë vetëm në makinë kur ka ndodhur shpërthimi. Automjeti tip Citroen C4 me targa AA759EY ka ecur për disa metra duke lëvizur në flakë - raporton Artur Korriku , korrespondenti ynë në Durrës. Pas shpërthimit makina është djegur tërësisht. Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga makina dhe kalimtarët e kanë ndihmuar për ta dërguar në spital. Një mjek nga spitali i Durrësit thotë se i dëmtuari është në gjëndje të rëndë dhe ka të dëmtuara dy këmbët. A1 report ka siguruar një video amatore me pamjet e automjetit të përfshirë nga flakët pas shpërthimit në zonën e plazhit në qytetin e Durrësit. Në video duket qartë momentet ku zjarrfikëset po perpiqeshin te shuanin flakët që kishin përfshirë automjetin në të cilin udhëtonte biznesmeni Xhemal Cela, 45 vjeç. Ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë ndërsa pasi ka marrë ndihmën e parë mjeksore në spitalin e Durrësit është nisur për trajtim më të specializuar drejtë kryeqytetit. HETIMET Menjëherë forcat zjarrfikëset kanë bërë shuarjen e flakëve, ndërkohë që një grup hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e këtij shpërthimi. Policia e Durrësit thotë se ende jemi në fazen e dyshimit se mjeti ka shpërthyer nga vendosja e një sasie lënde plasëse. Shenjat e gjetura sipas eksperteve, hedhin dyshime se kemi të bëjmë me shpërthim të shkaktuar nga lënde eksplozivi, por pritet raporti perfundimtar i ekspertëve. Në Durrës ka shkuar nga Tirana edhe njësia e Specializuar e Eksorteve Xheniere, qe do të analizojë ngjarjen dhe provat e gjetura, për të përcaktuar shkakun e shperthimit. Pritet që i plagosuri te sillet në Tiranë për mjekim më të specializuar. Рекомендуем Durrës, shpërthen makina e ndërtuesit, dyshohet eksploziv посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
durrës, shpërthen, makina, ndërtuesit, dyshohet, eksploziv