Thaçi: Takimi i dy qeverive shqiptare, marketing politik смотреть онлайн
Описание видео
Ndërsa ende nuk ka një iniciativë për një mbledhje të përbashkët midis Maqedonisë me Kosovën dhe Shqipërinë, faktori shqiptarë është shprehur i ndarë lidhur me Seancën e përbashkët të Qeverive të Tiranës dhe Prishtinës në Prizren. Zv/kryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit Musa Xhaferi ngjarjen e sotme cilësoi si historike dhe të dobishme për të dy vendet dhe qytetarët e tyre. Por kreu i PDSH-së Menduh Thaçi nga ana tjetër shprehu indinjatën për anashkalimin siç tha të shqiptarëve të Maqedonisë duke e cilësuar ngjarjen si marketing politik. Ka një karakter historik dhe ka simbolikën e vet..kanë shumë nevoja reciproke sa i përket bashkëpunimit kulturor, institucional që është një lidhje e natyrshme kombëtare janë edhe interesant e tjera sa i përket fushës së energjetikës,m tregtisë...Qeveria e Maqedonisë ka kërkuar dhe është deklaruar që me të gjitha shtetet fqinjë të mbajë mbledhje të përbashkëta duke menduar se ajo do t'i afrojë më afër qeveritë dhe popujt , deklaroi Musa Xhaferri, zv/kryeministër. Marketing i thjeshtë i Hashimit dhe Ramës, ska asgjë serioze aty. Një milion herë përmenden shqiptarët e Preshevës, që janë të rëndësishëm por janë 30-40 mijë asnjëherë nuk përmenden shqiptarët e Maqedonisë që janë të rëndësishëm dhe janë 1 milion , tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së. Nga ana tjetër kryetar i 'Dinjitetit' Stojanço Angellov, seancën e përbashkët të Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës e cilësoi si pjesë e projektit për Shqipëri të Madhe dhe të dëmshme për maqedonasit. Jo rastësisht kjo seancë e përbashkët e të dyja qeverive e inicion kryeministri i Shqipërisë në zyrën e të cilit qëndron harta e Shqipërisë së Madhe, kryeministër i cili nuk njeh Maqedoninë nën emrin kushtetues, kryeministër i cili e veçon komunën e Liqenasit. Dinjiteti i bën thirrje popullit maqedonas të kërkojë përgjigje dhe përgjegjësi autoriteteve maqedonase edhe të VMRO DPMNE-së dhe të mëhershmes LSDM të ndalojnë ti shërbejnë kauzës për Shqipëri të Madhe në dëm të interesave kombëtare maqedonase , u shpreh Stojanço Angellov, kryetar i Dinjitetit. Maqedonia nga ana tjetër Seanca të përbashkëta ndërqeveritare ka pasur me Serbinë dhe Bullgarinë. Semra Jakupi Рекомендуем Thaçi: Takimi i dy qeverive shqiptare, marketing politik посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя