A1 Report - Tragjedia e Karaburunit, familjarët e të zhdukurve: Të ripahen hetimet смотреть онлайн

5 просмотров 22.08.2015 00:01:23

Описание видео

SHKODER- Në 10 vjetorin e tragjedisë së Karaburinit, shoqata 9 Janari vazhdojnë të këmbëngulin që të rihapet dosja për gjetjen e 8 trupave të humbur. Madje familjarët e viktimave kërkojnë që hetimet t'i marrë në dorë Prokuroria e Krimeve të Rënda, dhe kanë shpresë se me ardhjen në qeveri të kryeministrit Rama çështja do të rihetohet. Tetë trupa na kanë humbur. Këta 8 trupa është një prej tyre djali im. Kërkoj trupin e djalit me e varros. Kjo është që kërkojmë të rihapet çështja e 9 Janarit edhe një herë, mundësisht në Prokurori të Krimeve të Rënda - tha nënkryetari i kësaj shoqate Ndoc Bjeshka. Bjeshka thotë se ka shpresë tek kryeministri Rama për zbardhjen e kësaj tragjedie. Në bazë të premtimeve që ka dhënë Rama para se të bëhej kryeministër kena shpresa shumë të mëdha që mund të zbardhet çështja e 9 Janarit - thotë ai. Familjarët e viktimave kane siguruar një deklaratë të Shefit të Krimeve të asaj kohe, Sokol Bizhga, në të cilën citohet se në orën 6 e 30 të mëngjesit të datës 10 janar 2004, në gjirin e Dafinës është gjetur nga një anije shqiptare një gomone me 8 trupa të pajetë në bord. Po sipas kësaj deklarate, gomonia e gjetur është rimorkuar nga anija shqiptare dhe destinacioni i saj akoma nuk dihet. Ata këmbëngulin se kjo dëshmi tregon se në tragjedinë e 9 janarit kanë qenë së paku 2 gomone me njerëz dhe jo një siç deklarohet nga organet e drejtësisë. Рекомендуем A1 Report - Tragjedia e Karaburunit, familjarët e të zhdukurve: Të ripahen hetimet посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
report, tragjedia, karaburunit, familjarët, zhdukurve, ripahen, hetimet