A1 Report - Dosja Imami kalon ne prokurorine e Tiranes, hetimet
Описание
TIRANË - Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për dosjen Imami dhe 4 ish-zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, që janë denoncuar nga Kodheli për abuzime në shumë prej 1.2 milionë dollarësh. Hetimi do të drejtohet nga anëtarët e Task-Forcës së Prokurorisë së Tiranës. Pas kallëzimit penal nga ministrja Mimi Kodheli, dosja ishte dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme. Por pas verifikimeve të rastit, kjo dosje është deleguar për moskoopetencë në Prokurorinë e Tiranës. Hetimet do të bëhen me qëllim për të parë, nëse në këtë dosje ka elementë të veprës penale atë të shpërdorimit të detyrës . Nëse gjatë hetimit prokurorët do të konstatojnë vepër penale në ngarkim të ish-ministrit, Arben Imami, ky i fundit do të hetohet nga Prokuroria e Përgjithshme e cila do të kërkoj edhe heqjen e imunitetit si deputet që është. Ndërkaq, zyrtaret e tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes do të hetohen nga ana e Prokurorisë së Tiranës.
Комментарии