PD: Rama e Tahiri gënjejnë ditën natën shkarkuan 70 zyrtarë
Описание
Deputeti i PD-së Gent Strazimiri deklaron se punësimi, shkollimi i fëmijëve dhe ndihma për strehim e familjeve të policëve tëvrarë u është dhënë prej vitesh. Sipas Strazimirit dhe Rama e ministri Tahiri gënjejnë ditën për diell kur thonë se të mirat për familjet e tyre nisin që sot, ndërsa propozon përmirësimin e kuadrit ligjor. Sot, në ditën e Të rënëve të Policisë së Shtetit , Rama dhe ministri i tij gënjyen paturpësisht duke u premtuar familjarëve të martirëve se do të bëjnë për ta ca gjëra të mira që në fakt janë bërë prej vitesh:si punësim për familjarët, shkollim për fëmijët, kredi të buta për strehim etj., e që Rama dhe qeveria e tij ka detyrimin t'i respektojë. Tallazet dhe furtunat e jetës nuk parashikohen dot me ligj, dhe kësisoj përmirësimi i kuadrit ligjor dhe ndihmës ndaj tyre nuk do të njohë kurrë kufij, e vetmja gjë që zoti Rama duhet t'u kishte premtuar sot, do të duhej të ishte respektimi i ligjeve në fuqi të paktën për ta, dhe trajtimin e barabartë të martirëve, domethënë jo ndarjen e tyre si deri në vitin 2005 në të vrarë në kohën e Berishës dhe të vrarë në kohën tonë .- tha Strazimiri. Gjithashtu deputeti i PD-së në deklaratën nga selia PD akuzoi Tahirin se mbrëmë ka shkarkuar 70 zyrtar duke i kërkuar nën presion të firmosin largimin e tyre.
Комментарии